U ARRESTUA LORENC SADIKAJ | ISHTE I DËNUAR ME + 19 VITE BURG NË ITALI | ÇËSHTJE DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 14, 2023
- 1 min read

Lagjja 10 korriku, Vlorë, Shqipëri | Z. Lorenc Kapllani ( i njohur ndryshe edhe si Lorenc Sadikaj), me moshë 53 vjeç, u arrestua nga strukturat vendore të policisë së Vlorës, dhe ato të FAST Albania-s, sepse, ndaj tij, ishte shqiptuar një vendim penal me +19 vite heqje lirie. Shqiptimi i vendimit ishte kryer nga një gjykatë penale italiane, për çështje që lidheshin me tregtinë e drogës. (“Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Italisë).
Nga dënimi penal i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj, dhe 24 ditë.
Në lokalizimin dhe arrestimin e z. Kapllani u përfshi edhe një entitet i huaj, i quajtur “Zyra Interforcës Italiane”, që vepron në Shqipëri.
Operacioni për lokalizimin dhe arrestimin e tij u kodua “Midday”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat penale për ekstradimin e z. Kapllani drejt Italisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments