U ARRESTUA KLISMAN HARUMI | VJEDHJE NË KAVAJË DHE NË FSHATIN SYNEJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30
- 2 min read

Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klisman Harumi, me moshë 33 vjeç.
Ai akuzohet për disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Kavajës dhe në fshatin Synej gjatë periudhës korore gusht 2024 - shkurt 2025.
Njoftim | Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seria”.
Zbardhen vjedhjet në disa banesa në rrethin Kavajë.
Arrestohet autori i tyre, i cili posedonte lëndë narkotike.
Sekuestrohen disa sende të vjedhura, një sasi Cannabisi dhe veshje të përdoruara nga autori, gjatë vjedhjeve.
Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin “Seria”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. H., 33 vjeç, banues në Kavajë.
Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej.
Në vijim të veprimeve procedurale u konstatua gjithashtu se shtetasi K. H. kishte në banesë, një sasi Cannabisi.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments