top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAVAJË: U ARRESTUA ERVIN BALLIU | ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NDËRKOMBËTAR SI PJESËTAR I NJË ORGANIZATE KRIMINALE I DËNUAR ME 7 VJET BURG NGA GJYKATA E APELIT TË TORINOS PËR TRAFIK DROGE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Feb 25, 2025
2 min read

Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ervin Balliu, me moshë 43 vje1- Z. Ervin Balliu, me moshë 43 vjeç.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar si pjesëtar i një organizate kriminale i dënuar me 7 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit të Torinos.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

 

I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

 

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.

 

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë.

 

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
PRISHTINË | NEBI ALSHIQI U ARRESTUA; 3 VEPRA PENALE.

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Nebi Alshiqi. Ndaj tij zhvillohen hetime penale

 
 
 
BALLSH | ARMAND ALIAJ U SULMUA FIZIKISHT.

Ballsh, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Z. Armand Aliaj, ish-drejtues i repartit zjarrfi

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page