top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA KASTRIOT ÇAÇAJ NGA ZEJMENI | AKUZOHET SE VODHI 1 BMW X5.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12, 2024
  • 1 min read

Fshati Zejmen, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan z. Kastriot Çaçaj, me moshë 45 vjeç.

 

Ai akuzohet se vodhi një automjet tip “BMW X5” dhe u largua me të në drejtim të Shkodrës.

 

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. B., se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në rrugën “Shtraus”, Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua pak orë pas vjedhjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi K. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Zejmen.

 

Pasi vodhi automjetin, 45-vjeçari u largua me të drejt Shkodrës, ku u kap si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

 

Gjithashtu, në cilësinë e materiale u sekuestrua automjeti tip “BMW X5”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi K. Ç.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme proceduriale penale.

 

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page