top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA FATOS MUÇO NGA POGRADECI: DYSHOHET SE VODHI ME DHUNË PARATË DHE SENDET E NJË PUSHUESEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26, 2024
  • 1 min read

Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Fatos Muço, me moshë 61 vjeç, nga Pogradeci.

 

Ai dyshohet se ka grabitur pushuesit në bregdetin e Sarandës.

 

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “vjedhje me dhunë”.

 

Nga hetimet paraprake rezulton se ditën e djeshme (24 Gusht), në lagjen nr. 2, Sarandë, ai ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një USB nga automjeti i një qytetareje dhe është larguar me vrap.

 

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë së Shtetit i dyshuari Muço është identifikuar dhe arrestuar pasi u muar denoncim nga e dëmtuara.

 

Hetimet për rastin i kaluan prokurorisë vendore, teksa po krahasohen gjurmët daktiloskopike të të ndaluarit, nëse është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ngjashme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page