U ARRESTUA ERMAL CANE NGA LUSHNJA | AKUZOHET PËR PËRNDJEKJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 6, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Ermal Cane, me moshë 33 vjeç, banues në Lushnje, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.
Ai akuzohet për përndjekjen dhe kanosjen e një zonjushe, me të cilën ka pasur lidhje të karakterit sentimental.
Ishte pikërisht ajo që kreu kallëzim penal ndaj tij, duke denoncuar se ai e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar që të tërhiqte kallëzimin penal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 24 vjeçe se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”.
Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: E. C., 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur 24-vjeçaren, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments