top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ERIDJON TURMETAJ | GRABITI NJË TË MOSHUAR: POLICIA E SHTETIT I KËTHEU PARATË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19, 2024
  • 2 min read

Malësi e Madhe, Shqipëri | Z. Eridjon Turmetaj, me moshë 34 vjeç, banues në fshatin Reç, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

Ai akuzohet se grabiti me dhunë një të moshuar, me moshë 73 vjeçe, e cila, kishte një çantë, brenda së cilës gjendeshin 15500 lekë të rinj.

Policia e shtetit pas arrestimit të z. Turmetaj, kontaktoi me zonjën e moshuar dhe i dorëzoi çantën bashkë me shumën e të hollave.

Njoftim | Tentoi t’i merrte me dhunë, çantën me një shumë parash, një 73-vjeçareje, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon ngjarjen.

Kapet në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, autori i dyshuar.

Sekuestrohet çanta me 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari, të moshuarës.

Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u sekuestrua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste).

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page