U ARRESTUA BUJAR FANDAJ NGA KOSOVA | VRAU VANESA BALANIN PËR ÇËSHTJE KURVËRIE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 20, 2023
- 1 min read
Itali | Z. Bujar Fandaj, qytetar nga Republika e Kosovës, u arrestua nga strukturat e Policisë italiane të Shtetit.
Ai akuzohet se vrau me thikë znj Vanesa Balan (Vanessa Ballan), me moshë 27 vjeç, nënë e një fëmije katër vjeç, e martuar, 3-muajshe shtatzënë, me të cilën, kishte një lidhje kurvërie.
Znj. Balan u godit disa herë me thikë, në hyrje të banesës së saj.
Policia italiane u njoftua nga një fqinj i viktimës.
Z. Fandaj e kanoste verbalisht viktimën me shprehjet: “Nëse nuk kthehesh me mua do të vras”, apo “nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments