top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ARMANDO SHIMA | AKUZOHET SE SHISTE DROGË | MASA E SIGURIMIT “ARREST ME BURG”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë, pranë Komisariatit nr 3, të DVP, është gjetur dhe arrestuar z. Armando Shima, me moshë 29 vjeç, banues në Tiranë. Ai u arrestua në kuadër të operacionit që po kryhet në shkallë të gjerë kundër tregtarëve të drogërave, që ushtrojnë veprimtari kriminale pranë shkollave publike laike, të cilët, për qëllime që lidhen me fitimin material, helmojnë fëmijët dhe të rinjtë me helm narkotik. Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka shqiptuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page