U ARRESTUA ARIEL RRAJA | ÇËSHTJE KOKAINE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 27, 2023
- 1 min read

Fshati Nikël, Fushë-Krujë, Shqipëri | Autoritetet vendore të hetimit dhe të ndjekjes penale arrestuan z. Ariel Rraja, me moshë 22 vjeç, i biri i z. Flamur Rraja (ky i fundit vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja), për shkak se iu gjet dhe iu sekuestrua në automjet, në cilësinë e provës me natyrë kompromentuese, një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë, dhe një shumë të hollash të thata (kesh). Aktet proceduriale penale në ngarkim të tij, tashmë do t’i kalojnë prokurorisë vendore, për kryerje veprimesh të mëtejshme proceduriale penale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments