top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ALDO DHIMITRI | TREGTAR DROGE ME PAKICË: NË BANESË IU GJETËN DOZA HASHASHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 17, 2025
  • 2 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Aldo Dhimitri, me moshë 35 vjeç.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor pasi akuzohej si tregtar lëndësh narkotike.

 

Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal doza hashashi (kanabis sativa).

 

Njoftim | Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Seventeen".

 

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u ndalua shtetasi Aldo Dhimitri, 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

Pas kapjes së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një peshore elektronike dhe një celular.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page