top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA ALBION DURAKOVIÇ NGA MALI I ZI | AKUZOHET NGA AUTORITETET FRANCEZE TË HETIMIT PENAL PËR PËRDHUNIM DHE KRYERJE TË MARRËDHËNIEVE SEKSUALE ME TË MITUR/A.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 29, 2024
  • 2 min read

PKK Muriqan, Shqipëri | Strukturat kufitare të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Albion Durakoviç, me moshë 30 vjeç, nga Mali i Zi.

 

Ai akuzohet nga autoritetet franceze të hetimit penal për përdhunim dhe kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur/a.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, sepse, Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune më 29 korrik të vitit 2024, shqiptoi ndaj tij masën e sigurimit vetjak “Arrest me burg” për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

 

Ai u arrestua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe do të ekstradohet drejt Francës.

 

Njoftim | Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin e goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

I akuzuar nga autoritetet franceze, për veprat penale Përdhunim dhe Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur, kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi në Francë, 30-vjeçari nga Mali i Zi.

 

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

 

A. D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi.

 

30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë, datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page