top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TËRMET NË NEPAL | MBI 140 TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 4, 2023
  • 1 min read

Nepal | Për momentin, mbi 140 persona kanë humbur jetën nga tërmeti shumë i fortë që ndodhi në veriperëndim të Nepalit, natën e 4 nëntorit.


Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë me epiqendër rreth 42 kilometra nga Jumla, në provincën e Karnali, shkaktoi shembjen e shumë ndërtesave.


Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve me siguri do të rritet.


Kryeministri Pushpa Kamal Dahal shkoi në Jajarkot, një nga vendet, së bashku me Rukumin Perëndimor, më të prekur nga tërmeti që u ndje deri në Dehlin e Ri (Nju Delhi).


Spitali i Jajarkotit është plot me të plagosur. “Disa rrugë mbetën të bllokuara, për shkak të dëmtimit, por, ne po përpiqemi të arrijmë në zonë, përmes rrugëve alternative”, shpjegoi shefi i policisë, Gopal Chandra Bhattarai.


Kryeministri Nepalez Pushpa Kamal Dahal duket se është larguar për në rajonin e prekur.


Në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës dhe dëmet e shkaktuara.


Ai tha se kishte urdhëruar agjencitë e sigurisë që të fillonin menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page