top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË GJITHË DUHET TË NGRIHEMI KUNDËR NACIONALISTËVE UNGJILLORË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 3 min read

Nga z. Simon Tisdall.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Himni i vjetër i epokës viktoriane “Përpara, ushtarë të krishterë”, nxiste besimtarët drejt betejave dhe pushtimeve.


Ndonëse ky lloj triumfalizmi i jep fesë kristiane një nam të keq, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-ës, duket se e ka bërë atë moto të punës së tij.


Në një shërbesë fetare të fundit në Pentagon, Hegsëthi (Hegseth) u lut për “dhunë dërrmuese” kundër Iranit, duke i cilësuar iranianët si fanatikë që nuk meritojnë mëshirë.


Ky lloj nacionalizmi i krishterë ungjillor është ekstrem, por gëzon mbështetjen e plotë të Danlld Trampit (Donald Trump).


Shfrytëzimi i besimit për qëllime politike dhe ushtarake, është një praktikë e vjetër dhe e shëmtuar në ShBA-ës.


Në demonizimin e kombit iranian fshihet një urrejtje e thellë ndaj tjetrit, veçanërisht ndaj myslimanëve.


Për shumicën e të krishterëve praktikues, armatimi i besimit për të justifikuar vdekjen, shkatërrimin dhe bombardimin e një vendi deri në “epokën e gurit” është thellësisht trishtues.


Krishterimi bazohet te falja e mëkateve, jo te hakmarrja dhe dominimi. Papa Françesku e ka bërë të qartë: “Askush nuk mund ta përdorë Jezusin për të justifikuar luftën. Duart e luftëtarëve janë plot me gjak…”.


Zemërimi ndaj kësaj qasjeje, ndahet nga udhëheqës fetarë në mbarë botën, përfshirë botën islame dhe atë hebreje.


Ai pasqyron një betejë më të madhe mbi mënyrën se si udhëheqësit e sotëm autoritarë e shpërfillin të drejtën ndërkombëtare dhe inkurajojnë shpërbërjen e rendit botëror të ndërtuar pas vitit 1945.


Brutalizimi i rendit botëror nuk është vetëm një problem gjeopolitik apo ekonomik.


Ai është mbi të gjitha një krizë themelore e moralit universal. Sot, bota në konflikt ka nevojë më shumë se kurrë për zëra të pavarur dhe të guximshëm që t’i thonë të vërtetën pushtetit.


Kur lidershipi politik dështon dhe venitet besimi te demokracia, shoqëritë e shkatërruara kërkojnë shpëtim shpirtëror.


Në këtë luftë globale kundër kaosit, të gjitha fetë duhet të luajnë një rol konstruktiv, por përgjigjja deri tani ka qenë e ndarë dhe e ndrojtur.


Vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit nga Izraeli, ishte një akt jashtëzakonisht provokues dhe i paligjshëm, që i ndau reagimet rajonale sipas vijave sektare.


Megjithatë, përballë kësaj krize gjeopolitike, udhëheqësit fetarë kanë një përgjegjësi morale: të bashkohen kundër luftës dhe pro drejtësisë.


Besimtarët e çdo feje, nga Teherani në Londër dhe nga Gaza në Sinsinati, ndajnë interesin e përbashkët për të jetuar të lirë, pa u terrorizuar apo mashtruar në mënyrë cinike nga politikanë të pamatur.


Pavarësisht retorikës apokaliptike të Trampit (Trump) për “fundin e kohërave”, kjo luftë e pajustifikuar mund t’i detyrojë amerikanët të rivlerësojnë marrëdhënien e tyre morale me botën.


Pyetja që mbetet ende pa përgjigje është: a është vetëm Trampi (Trump) fajtor, apo ai është thjesht përmbushja e asaj që Amerika ka qenë gjithmonë - një komb i vetëkënaqur që beson se ka të drejtë ta formësojë botën sipas dëshirës së tij, indiferent ndaj të tjerëve?


Nacionalistët ungjillorë të linjës së ashpër, janë ekuivalenti modern i “ushtarëve të krishterë të prapambetur”.


E djathta fetare po marshon me vrull në drejtimin e gabuar, duke shkatërruar çdo shtyllë morale që i jepte kuptim rendit tonë shoqëror dhe ndërkombëtar.


Lutja e vetme në këtë Pashkë, është që të ndalet kjo kryqëzatë kundër Iranit dhe të marrë fund ky mentalitet shpërfytyrues.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page