top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DY STANDARDE PËR PAKICAT SHQIPTARE DHE SERBE NË BALLKAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Nga Mjeshtëri i Shkencave (Magister Scientiae) Refik Hasani*.

Preshevë, Serbi | Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzon pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku, të njëjta të drejta, t’i gëzojnë edhe Shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë; në Krahinën e  Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.


JO, që nuk po respektohet vullneti plebishitar i shprehur në Referendumin e 1-2 marsit 1992;


JO, që po nuk përfillet sakrifica në mbrojtje të pragut, dinjitetit, identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga UÇPMB-ja;


JO, që nuk po zbatohet nga Serbia Marrëveshja e Konçulit e 20 majit 2001; por, nuk nuk ka zbatueshmëri edhe për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të kësaj Krahine në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022.


Aktualisht, JO që nuk praktikohet një mospërfaqësim proporcional në të gjitha instancat vendore (lokale) dhe qendrore, por, janë mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë të pasivizuar, apo çdo i katërtit qytetar i kësaj Krahine, kemi një  pasivizim alarmant të adresave.


Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenime të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminim klasik, militarizim më të lartë në gjithë BE-n, ku jan  8 minibaza ushtarke në këtë Rajon, kjo është ekzpozim i frigës, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.


BE-ja, SHBA-ja dhe OKB-ja, duhet të praktikojnë RECIPROCITET të plotë të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzon pakica Serbe në Kosovë; do të duhej së paku të njëjta të drejta t’i gëzojnë edhe Shqiptarët në Luginën e Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë.


Kurse pakica Serbe në Kosovë, i gëzon të gjitha të drejtat, duke përfshirë të drejtat e përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës me vende të rezervuara, dhe në të gjithë poret e jetës, me një fjalë në asnjë shtet të Bashkimit Evropian, nuk zbatohen të drejtat e pakicës Serbë si në Kosovë.


Dhe, Krahina e  Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike, por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.


Në shekullin 21, nuk do të duhej lejuar praktikimin për dy pakica, të ndiqen dy standarde krejt të ndyshme, apo sdandarde të dyfishta.


*Vështrim nga Mr. Sc. Refik Hasani, artikuj studimorë të hulumtuar që vazhdojnë të botohen, mbështetur në burime e referenca të besueshme (kredibile) që shqyrtojnë çështjen e pazgjidhur për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page