PADIA NË GJYKATËN E STRASBURGUT DO TË KONSTATOJË DISKRIMINIMIN NË PASIVIZIMIN E ADRESAVE NË LUGINËN E PRESHEVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 5 min read

Nga Mjeshtëri i Shkencave (Magister Scientiae) Refik Hasani.
Preshevë, Serbi | Pasivizimi i adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminimin, duhet kuptuar, është si pasojë që prodhon efekte, përtej administrativeve, nuk posedoj dokumente identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë.
Nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor, pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së.
Nuk mundë të votoj e të jem i votuar, humbas të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbas të drejtat civile, humbas të drejtën të blej ose të shes, humbas të drejtën të regjistroj, e trashëgoj pronën e luajtshme dhe të paluajtshme.
Do të humbasi përdorimi i llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.
Serbia përmes pasivizimit të adresave, po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zyrtarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin.
Serbia vazhdon ti shkelë, cenojë, mohojë, diskriminojë të drejtat themelore individuale dhe të drejtat kolektive, andaj është miratuar një Rezolutë, më 8 korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e adresave për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminimin sistematik.
Raporti do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021, teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga EuroDeputetët.
Parlamenti Evropian, për pasivizimin e e adresave mbi spastrimin etnik-diskriminim, më shumë se një dekad vazhdimisht ngritet diskutim me fakte e prova, e së fundi Parlamenti Evropian.
Edhe në raportin e 2 majit 2025, e thekson qartë se e denoncojnë spastrimin etnik-diskriminimin sistemik ndaj shqiptarëve në Jug të Serbisë, që raporti e cek anulimi i adresave të tyre të banimit i privon ata nga e drejta e votës, qasja në kujdesin shëndetësor dhe dokumentet personale.
Me shumë ndikim e relevancë ndërkombëtare është nga Parlamenti Evropian, pastaj në vazhdën e kësaj është prezentuar edhe projektligji-REZOLUTË, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith Sellf (Keith SELF), Kryetar i Nënkomitetit për Evropën, më 21 janar 2026.
Prezentimi ishte realizuar në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të ShBA-ës, duke propozim me arsyetim të bazuar Rezolutën me numër H.R. 6411.
Padia e ushtruar më 2 mars 2026, në Gjykatën Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, edhe pse është deponuar duke u regjistruar në Gjykatë për një individ, por në raste të tillë, pasi bëhet fjalë për shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Këto janë dhe përbëjnë shkelje të Akteve e Konventave të Bashkimit Evropian, dhe atyre ndëkombëtare, përbëjnë cenim e shkaktojnë mohim në realizimin e të drejtave elementare të njeriut, në shumë fusha, e sistematike.
Gjykata Evropiane në Strasburg, pas shtjellimit të shumë provave, të mjaftueshme, këtë e ndihmojnë edhe raportime të mediave të besueshme (kredibile) ndërkombëtare, që kanë realizuar dhjetra hulumtime investigative.
Ndihmesë përbën, se disa organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Serbi pastaj ka raporte, nga Organizata për Mbrojtjen dhe Liritë e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Evropë.
Kjo Gjykatë i zotëron faktet, dhe do të vendosë që të gjithë të prekurit, palët e dëmtuara të kompensohen lidhur me këtë çështje dhe të ndalohet veprimi, procesi administrativ diskriminues apo mekanizmi i pasivizimit të adresave nga Serbia, si një spastrim etnik-diskriminim, ndaj shqiptarëve.
Gjykata Evropiane në Strasburg, do të përfshijë edhe raportimet e parreshtura të vetë OSBE-së, pa harruar edhe punime e trajtesa si hulumtime të nivelit shkencor e Akademike, që e fuqizojnë (potencojnë) me fakte e referenca që pasivizimi i adresave nuk është veprim individual apo i izoluar.
Sepse vetë aparati adminsitrativ i Serbisë, si një mekanizëm i ndërtuar apostafat, me një qëllim për arritjen e një objektivi- spastrimin e heshtur etnik-diskriminimin, shtetëror të Serbisë, i cili, është duke pasivizuar adresat në mënyrë alarmante, dhe shqiptarët janë të bllokuar totalisht nga pasivizimi i adresave.
Kujtoj opinionin e gjërë, sipas shënimeve që zotërohen (posedohen) dhe janë të qasshme, edhe në Republikën e Sllovenisë një padi e ushtruar, për trajtim e shqyrtim gati identik mbi pasivizimin e adresës.
Procesi i një Shtetasi të përkatësisë së Minoriteteve, Gjykata e Strasburgit, ka nxjerr një vendim të plotëfuqishëm dhe është dënuar Sllovenia, me 3% të buxhetit lidhur me mekanizmin e pasivizimit të cilët, ata kanë bërë ndaj Minoriteteve të tyre.
Pasivizimi selektiv vetëm për shqiptarë i adresave në Serbi, me theks të posaçëm për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është një spastrim etnik-diskriminim.
Dhe kjo dukuri që përballen shqiptarët është se përfaqëson edhe fatin e 25 mijë qytetarëve Shqiptarë, jo vetëm të këtij Rajoni, por vlen së praktikuari vetëm për Shqiptarët edhe gjithëandëj Serbisë.
Në vendimin final të nxjerrë, nga Gjykata Evropiane e Strasburgut, pas argumentimeve gjatë seancave, dhe shkresave që ju drejtohen instancave më të larta të Serbisë, dhe kjo nënkupton beteja e triumf, një sfidë në pritje që t’i jap fund spastrimit etnik-diskriminimit.
Kjo do të vlen, jo vetëm për shqiptarët e dëmtuar si të sanksionuar në Krahinën që përfshin Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, por gjithë shqiptarëve të Serbisë, që janë ballafaquar në pasivizimin e adresave.
Rezoluta e miratuar, më 8 korrik 2022, nga Parlamenti Evropian, dhe projektligji-REZOLUTË, me numër H.R. 6411, më 21 janar 2026, nga ShBA-ës, tani më 2 mars 2026 Gjykata Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, regjistron padinë me dëshmi e fakte të bollshme e të pakundërshtueshme (pakontestueshme) mbi shkeljet sistematike që i janë bërë shtetases së Serbisë që i përket nacionalitet Etnik-Autokton Shqiptar.
Rasti i znj.Teuta Fazliu, nga Bujanoci, e cila, nuk është ndaluar me betejat ligjore burokratike e sfiduese të ankimimeve dhe inicimeve të procedurave mbi pasivizimin.
Të gjithë këto faktorë tregojnë, se, padia e ushtruar më 2 mars 2026, në Gjykatën Evropiane në Strasburg, për të Drejtat e Njeriut, lidhur me pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ka gjasa reale të çojë drejt një konstatimi të bazuar në diskriminim në pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik.
*Vështrim nga Mr. Sc. Refik Hasani, artikuj studimorë të hulumtuar që vazhdojnë të botohen, mbështetur në burime e referenca të besueshme (kredibile) që shqyrtojnë çështjen e pazgjidhur për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Vështrimi, përmes temës aktuale të trajtuar, realizohen krahasime të argumentuar se veprimi i Serbisë, përbën shkeljen e të drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj me të drejtë është konstatim i bazuar se është një spastrim etnik-diskriminim sistematik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments