TURQI (TÜRKIYE) | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË NJË SHKOLLË TË MESME NË TURQI; KA TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Një sulm i armatosur në një shkollë të mesme në Turqinë juglindore, në provincën Kahramanmaras, ka lënë disa të vdekur dhe disa të plagosur.
Sipas entit mediatik “Ntv”, një burrë i armatosur hapi zjarr në një klasë në shkollë, ndërsa guvernatori vendor, Mukerrem Unluer, deklaroi se ka pasur viktima.
Sipas entit mediatik “Ntv”, sulmuesi është arrestuar.
Të shtënat ndodhën në orën 13:30 sipas orës vendore.
Vetëm dje, një person i armatosur hyri në një shkollë të mesme në Turqinë juglindore dhe hapi zjarr, duke plagosur 16 persona përpara se t'i merrte jetën vetes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments