top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQI | PRESIDENTI REXHEP TAJIP ERDOGAN PATI BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN E IRANIT MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN; TURQIA ËSHTË GATI TË NDËRMJETËSOJË MIDIS UASHINGTONIT DHE TEHERANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ankara, Turqi | Presidenti Rexhep Tajip Erdogan theksoi gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol lehtësues midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ulur tensionet dhe për të zgjidhur çështjet.


Ky qëndrim u mbaj gjatë një telefonate me homologun e tij iranian, Masud (Masoud) Pezeshkian”.


Kështu raportoi Presidenca e Republikës së Turqisë, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ishte në Stamboll për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës, u deklarua se do të takohej me homologun e tij turk, Hakan Fidan.


Vizita e Ministri Aragçi (Araghchi) në Turqi erdhi mes tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit, protestave të shtypura me përgjakësi në Iran dhe kërcënimeve të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), së bashku me vendosjen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ujërat e Lindjes së Mesme.


Ankaraja kundërshton idenë e ndërhyrjes ushtarake kundër Republikës Islamike dhe i ka bërë thirrje Iranit të rifillojë negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page