TURQI (TÜRKIYE) | MINISTRI I JASHTËM HAKAN FIDAN: MOSKA DHE KIEVI E REFUZOJNË KOMPROMISIN MBI SIGURINË E LUNDRIMIT NË DETIN E ZI.

Ankara, Turqi (Türkiye) | “Nisma e Ankarasë për t'i dhënë fund sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi po përballet me një bllokim serioz diplomatik, pasi Ukraina dhe Rusia mbajnë qëndrime që janë të vështira për t'u pajtuar”.
Kështu tha ministri i jashtëm Hakan Fidan, duke folur për entin mediatik “Ntv”, ku pohoi se Ankaraja u kishte dërguar një propozim specifik protokolli të dyja palëve.
Përgjigjet që mbërritën te zyrtarët turq treguan një boshllëk të thellë.
Sipas ministrit Fidani, përparësi absolute mbetet transporti i grurit nga Deti i Zi, pasi është një mall kritik për tregun botëror që të dyja vendet prodhojnë dhe tregtojnë.
Megjithatë, llogaritjet ushtarake aktualisht mbizotërojnë mbi çdo përpjekje për mirëkuptim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments