TURQI: NJË TËRMET 5.6 BALLË SHKUNDI ANADOLLIN QENDROR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 18, 2024
- 1 min read
Anadoll, Turqi | Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Sulusarain, një qytet i vogël në provincën e Tokatit, në Anadollin qendror.
Këtë e ka bërë të ditur agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave Afad, siç raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Disa shtëpi u dëmtuan për shkak të tërmetit në fshatin Bugdaili, tha kryetari i komunës së Sulusarait, Davut Kiliç, siç raportoi TV shtetëror Trt.
Gjatë natës, zona ishte goditur tashmë nga dy tërmete me magnitudë 4.1 dhe 4.7 ballë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












