top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TUNIZI | SI PASOJË E PËRMBYSJES SË NJË VARKE MBETËN TË VDEKUR 40 MIGRANTË; 30 TË TJERË U SHPËTUAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Tunis, Tunizi | Dyzet migrantë nga Subsaharia, përfshirë disa të porsalindur, vdiqën pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Salaktës, në guvernatoratin Mahdia, të Tunizisë.


Stacioni lokal radiofonik “Mosaique” e raportoi këtë lajm, duke cituar zëdhënësin e gjykatës së Mahdias, Ualid Çatbri (Walid Chatrbi), i cili, tha se 30 migrantë të tjerë u shpëtuan nga njësitë e rojes bregdetare.


Zyra e Prokurorit Publik ka hapur një hetim për tragjedinë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page