TREVIZO; ITALI | TREGTARI 23-VJEÇAR I DROGËS NGA PORDENONE TENTOI T’I IKTE PATRULLËS POLICORE POR U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15
- 1 min read
Updated: Jul 16

Pordenone, Trevizo, Itali | Një 23-vjeçar banor i Pordenones vdiq këtë mëngjes në Motta di Livenxa (Livenza) të Trevizos pasi humbi kontrollin e makinës së tij, e cila, u përplas me një pemë në anë të rrugës ndërsa përpiqej të shmangte një kontroll policor.
Shoferi, i vetëm në makinë, po ikte pasi pa një patrullë që e kishte urdhëruar të ndalonte.
Pasi mbërritën në vendngjarje me ekipet e shpëtimit, oficerët gjetën disa blloqe kanabisi të shpërndara në asfalt, me shumë gjasa të transportuara në automjet.
Djali vdiq gjatë rrugës për në spital.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments