TRAZIRA NË LOS ANXHELOS: PRESIDENTI I SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PREMTOI SE DO TË VENDOSË SUNDIMIN E LIGJIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), tha se forcat e Gardës Kombëtare të vendosura - pavarësisht kundërshtimit nga autoritetet lokale - në Los Angeles, pas trazirave që shpërthyen gjatë protestave kundër arrestimeve masive të emigrantëve të paligjshëm, do të rivendosin rendin.
Pak para se të hipte në Air Force One, presidenti Tramp (Trump) theksoi, duke iu referuar protestuesve: “Nuk do t'i lëmë t’ia mbathin pa u ndëshkuar”.
Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Anxhelos në ditën e tretë të protestave sporadike në metropolin e Kalifornisë, ku jetojnë disa anëtarë të komunitetit hispanik, kundër arrestimeve të dhunshme të emigrantëve nga shërbimi federal i imigracionit (ICE).
Presidenti republikan premtoi të rivendosë rendin, duke vënë në dukje se po i monitoronte zhvillimet nga shumë afër. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së trupave në qytete të tjera të ShBA-ës nëse vlerësohet e nevojshme.
“Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë në vendin tonë. Nëse përcaktojmë se ekziston një rrezik për vendin dhe qytetarët tanë, do të jemi shumë të rreptë në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments