TRAMP: VENDET E NATO-s QË NUK INVESTOJNË NË MBROJTJE JANË KRIMINELË | DO TI THEM RUSISË T'I SULMOJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 11, 2024
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara shpjegon se nuk do të hezitonte të inkurajonte Rusinë të sulmonte vendet e NATO-s që nuk respektojnë angazhimet e tyre financiare.
Për Shtëpinë e Bardhë një shpërthim “i frikshëm dhe i çmendur”.
Kandidati presidencial Danlld Tramp (Donald Trump) gjatë një mitingu zgjedhor (elektoral), në Kanuei (Conway), Karolina e Jugut, kujtoi se kur ai mbajti detyrën u tha liderëve të vendeve të NATO-s se do të “nxiste” Rusinë të bënte atë që donte ndaj vendeve që shpenzojnë më pak se 2% të PBB-së për mbrojtje.
Kështu shkruan gazeta merikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times).
“Unë nuk do të mbroja një vend të tillë”, siguroi z. Trump, që nuk do të respektonte udhëzimet e shpenzimeve të Aleancës. Shtëpia e Bardhë i kritikoi fjalët e tij si “të tmerrshme”.
“Vendet e NATO-s që nuk investojnë në mbrojtje janë kriminelë”.
Z. Tramp (Trump) tha se në një takim të NATO-s, ai i kishte besuar një kreu tjetër shteti se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbrojnë asnjë vend të konsideruar delikuent.” Presidenti i një vendi tjetër u ngrit dhe i tha: “Epo, nëse nuk paguajmë dhe nëse sulmohemi nga Rusia, kush do të na mbrojë?”
Z. Tramp (Trump) u përgjigj: “Ju nuk paguani, ju jeni një kriminel. Askush nuk do t'ju mbronte. Në fakt, unë do t'i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Ju duhet të paguani faturat tuaja.”
Shtëpia e Bardhë iu përgjigj vërejtjeve të z. Tramp (Trump), duke theksuar përpjekjet e presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden), për të forcuar aleancat në mbarë botën.
“Inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë më të afërt, nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i çmendur, dhe dëmton sigurinë tonë kombëtare, stabilitetin global, dhe ekonominë tonë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Endrju Beits (Andrew Bates).
Sekretari Stoltenberg tha se NATO e gatshme të mbrojë çdo aleat.
“NATO mbetet e gatshme të mbrojë të gjithë aleatët e saj”, komentoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Çdo deklaratë që flet për mundësinë që vendet anëtare të mos mbrojnë njëri-tjetrin, vë në rrezik sigurinë e të gjithëve ne, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i ekspozon ushtarët amerikanë dhe europianë ndaj rreziqeve në rritje.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments