top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | SHERR NË POLICINË BASHKIAKE; EUGEN SALIASI U REFERUA NË PROKURORI; U KALLËZUA NGA KOLEGU ALFRED XHOXHAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan në Prokurorinë vendore akte proceduriale penale në ngarkim të:

1- Z. Eugen Saliasi, me funksion punonjës i Policisë Bashkiake.

 

Ai u kallëzua nga:

1- Z. Alfred Xhoxhaj, me funksion punonjës i Policisë Bashkiake.

 

Njoftim | Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi A. Xh., punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi E. S..


E. S., u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page