top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | RENI ASHIKU U PARAQIT NË SPAK; PO ZHVILLOHEN HETIME PENALE PARAPRAKE MBËSHTETUR MBI NJË KALLËZIM PENAL TË AGJENCISË EVROPIANE KUNDËR MASHTRIMIT (OLAF) PËR FONDET E BASHKIMIT EVROPIAN (IPARD).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 26
  • 1 min read
Z. Reni Ashiku
Z. Reni Ashiku

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po zhvillon hetime penale paraprake mbështetur mbi një kallëzim penal të Agjencisë Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për fondet e Bashkimit Evropian (IPARD), të cilat, do të duhej t’u ishin shpërndarë bujqërve dhe blegtorëve; por, që, sipas asaj ç’ka denoncohet nga entet mediatike shqiptare dhe kallëzimit penal të subjektit evropian, janë vjedhur nga Klasa Politike Sunduese (duke kryer manovra dhe manipulime të ndryshme proceduriale administrative).


Në funksion të hetimeve penale paraprake, sot, u paraqit si subjekt që ka dijeni rreth procedurave administrative të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë dhe nga ente të tjera shtetërore të lidhura me të:

1- Z. Reni Ashiku.


Ai konsiderohet subjekt me lidhje të forta pune (institucionale) me ish-Ministren e Bujqësisë Frida Krifca.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page