TIRANË | PROKURORIA E TIRANËS MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE NDAJ ANDI BAJRAMIT.

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës mbylli hetimet penale paraprake dhe dërgoi akte proceduriale penale për zhvillim gjyqi paraprak ndaj:
1- Z. Andi Bajrami, me detyrë jurist në kadastrën e Vlorës.
Ai u kallëzua nga administratorja e shoqërisë tregtare “Triumph Company” se kishte fshirë një shënim kufizues të kontratës së sipërmarrjes që kishte lidhur me pronarët e një sipërfaqeje toke 3250 metra katërore në fshatin Selitë, për një projekt ndërtimi.
Sipas kontratës, ndërtimi duhej të realizohej brenda 3 vjetëve nga marrja e lejes.
Kontrata ishte regjistruar në kadastër; në kartelën e pasurisë shte vendosur një shënim kufizues, me anë të të cilit mbrohej interesi i shoqërisë tregtare të sipërcituar në raport me pronarët e tokës.
Pronarët e tokës kanë pretenduar se kompania nuk e ka realizuar projektin dhe kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies kontraktore dhe fshirjen e shënimit në kadastër.
Kërkesa proceduriale administrative u trajtua me short elektronik nga z. Barjami, i cili ushtronte funksionin në Vlorë.
Heqja e shënimit u hapi rrugën pronarëve të tokës për të lidhur kontratë me shoqërinë tregtare “AI Development”, pa u provuar se marrëveshja e mëparshme kishte pëfunduar ligjërisht.
Gjatë zhvillimit të hetimeve penale paraprake Prokuroria e Tiranës konstatoi se akti i tij administrativ cenonte interesat e ligjshme të subjektit tregtar “Triumph Company” duke mundësuar vënien e së njëjtës pasuri në favor të shoqërisë tregtare tjetër.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments