TIRANË | PROKURORIA E POSAÇME (SPAK) MBYLLI HETIMET PENALE PARAPRAKE TË LIDHURA ME ISH-ZV/KRYEMINISTRIN E RSH-së ARBEN AHMETAJ PËR ÇËSHTJEN E DJEGËSIT (INCENERATORIT) TË MBETURINAVE TË ELBASANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 6
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbylli hetimet penale paraprake të lidhura me ish-Zv/Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, për çështjen e djegësit (inceneratorit) të mbeturinave të Elbasanit.
Ndaj tij u zhvilluan hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Korrupsion pasiv”.
2- “Pastrim parash”.
3- “Fshehje e pasurisë”.
Akuzë penale i’u komunikua edhe:
1- Znj. Erjola Hoxha (bashkëjetuese e tij).
2- Znj. Albina Mançka (ish-bashkëshorte e tij).
Z. Ahmetaj gjendet në arrati; është i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme prej muajit korrik të vitit 2023.
Në funksion të hetimit penal janë vendosur në sekuestro preventive disa pasuri të paluajtshme në emër të tij dhe familjarëve të tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments