TIRANË | NË GJYKATËN E POSAÇME FILLOI GJYQI PENAL KUNDËR ISH-ZV/KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ARBEN AHMETAJ PËR ÇËSHTJEN “BUKA”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) nisi gjykimin në mungesë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për çështjen e njohur si “Buka”, ku është marr i pandehur për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shpërdorimi i detyrës”.
Në këtë seancën gjyqësore z. Ahmetaj u përfaqësua nga avokati Henrik Ligori.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i bëri me dije Gjykatës një shkresë të Interpolit, që njoftonte se ish-numri dy i qeverisë ndodhej në Konfederatën e Zvicrës, pa vendndodhje të detajuar dhe pa dijeni të hollësishme mbi procedurat penale.
Prokurori i çështjes Elvin Gokaj lexoi para gjyqtares kërkesën proceduriale penale për gjykimin e ish-Zv-Kryeministri t Ahmetaj; duke deklaruar se procedimi penal në fjalë është regjistruar në vitin 2022, pas kallëzimit të një qytetari, mbi procedurën e privatizimit të shoqërisë tregtare “Buka Sha”.
Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Zv/Kryeministri Ahmetaj ka nënshkruar një urdhër për privatizimin e shoqërisë tregtare në fjalë, edhe pse kishte disa vendime Gjykate që e ndalonin aktin.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi pyetjen e disa dëshmitarëve në këtë proces, i cili, po zhvillohet me procedurë të zakonshme.
Gjykata lexoi shkresën e Interpolit, ku u theksua se z. Ahmetaj ndodhet në Konfederatën e Zvicrës, vend ku Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë ka dorëzuar kërkesë proceduriale penale për ekstradimin e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Në lidhje me lajmin se është kërkuar ekstradimi i tij, ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj ka reaguar në Facebook, me shënimin e mëposhtëm, …
Deklaratë | Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
2. Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
3. Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
4. Më shumë detaje, në vijim….









___.png)


















































Comments