top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | PROKURORIA E POSAÇME SEKUESTROI PASURITË E NIKOLLA HAFËSLLARIT DHE ERJOL MEKSHIT (SUBJEKT I LIDHUR ME TË); 5000 € RRYSHFET GJYQTARIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i sekuestroi pasuritë e paluajtshme:

1- Z. Nikolla Hafësllari.

2- Z. Erjol Mekshi (subjekt i lidhur me të).


Ai është subjekt i akuzuar për ndikim të paligjshëm te gjyqtarët.


Z. Nikolla Hafësllari së bashku me z. Nikolla Jesku, z. Blerand Kozici dhe znj/znjsh. Artiana Kozici, në formë aktive kanë dhënë përfitim të parregullt prej 5000 euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë dhe lehtësimin e pozitës proceduriale të të pandehurit z. Blerand Kozici, i cili, po hetohej me masë sigurimi “arrest në burg“, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve.


Ndërsa avokatët Arben Lena dhe Dajana Kodra Ninga, u akuzuan se kishin marrë ryshfetin, duke premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, për të favorizuar pozitën e Kozicit.


Njoftim | SPAK sekuestron pasuritë e një shtetasi të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur ankimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për procedimin pasuror nr.9 të vitit 2025, për të cilin vijojnë hetimet. Procedimi ka të bëjë me sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit, Nikolla Hafësllari dhe personit të lidhur, Erjol Mekshi.


Shtetasi Hafësllari akuzohet për veprën penale; “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim (nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal).


Ankimi është bërë kundër vendimit nr.18 datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.


Gjykata e Apelit me vendimin 262, datë 2.12.2025 vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr.18, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme së  Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për:

Sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:

Garazh me nr 6, kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,

Garazh me nr.7 , kati -1, me adresë rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë,

Automjet i markës “Audi”, modeli A6, viti i prodhimit 2005.


Apartament, nr.19/1, shkalla 2 kati III, me sip totale 87.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga “Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.


Apartament, nr 21, shkalla 2 kati III, me sip totale 61.89 m2, me adresë të pasurisë, rruga ‘Pjetër Bogdani”, Mëzez, Tiranë.


Për ekzekutimin e këtij vendimi janë ngarkuar oficerët e Policisë Gjyqësore dhe përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).


Për administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme ngarkohen administratorët e kësaj agjencie, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page