top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA E “KAVAJËS”; TIRANË | ÇLIRIM SHALA U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read
Pamje fotografike nga vendi i aksidentit automobilistik
Pamje fotografike nga vendi i aksidentit automobilistik

Rruga e “Kavajës”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Çlirim Shala, me moshë 56 vjeç, drejtues i automjetit të transportit publik që operon në linjën urbane të njohur si “Astir”.


Njoftim | Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara.


Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Pamje fotografike nga vendi i aksidentit automobilistik
Pamje fotografike nga vendi i aksidentit automobilistik
Pamje filmike nga vendi i aksidentit automobilistik

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page