TIRANË | BESARD PASHKAJ U ARRESTUA; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË NGJARJEN KRIMINALE KU MBETËN TË PLAGOSUR ALTIN GJOKA DHE JETMIR MARASHI KU MORËN PJESË ALDO GJINI DHE NJAZI KULLA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Besard Pashkaj, me moshë 26 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në shkelje penale të lidhura me një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2021, në rrugën “Todi Shkurti”, ku mbeti i plagosur:
1- Z. Altin Gjoka.
2- Z. Jetmir Marashi.
Subjekte të përfshirë në ngjarjen kriminale të sipërcituar ishin edhe:
1- Z. Aldo Gjini.
2- Z. Njazi Kulla.
Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit në kërkim B. P., 26 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments