TIRANË | PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR “U KA FUTUR MARSHIN E PESTË” HETIMEVE PENALE PARAPRAKE PËR ISH-ZV/KRYEMINISTREN BELINDA BALLUKU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vepron fuqishëm kundër ish-Zv/Kryeministres dhe ish-Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Hetimi penal paraprak nuk po kufizohet vetëm te veprimtaria zyrtare e saj por është shtrirë gjerësisht në rrethin e saj më të ngushtë familjar dhe shoqëror.
Objekt veprimesh proceduriale penale ka qenë edhe gazetari Sokol Balla, ish-bashkëshorti i saj.
Agjentët e BKH-së ushtruan kontroll në banesën e gazetarit Balla.
SPAK-u dyshon se ai ka shërbyer si instrument për pastrimin e parave të siguruara nga ish-bashkëshortja e tij gjatë kohës që ajo ushtronte funksione shtetërore.
Edhe pse ligjërisht janë të ndarë, SPAK-u dyshon se lidhja mes tyre ka vijuar, duke përfituar benefite financiare dhe pasuri të paluajtshme, duke kamufluar burimin e vërtetë të të ardhurave.
Gazetari Balla ishte paraqitur në ambientet e SPAK-ut për të dhënë shpjegime rreth disa transfertave.
Aq shumë u trondit gazetari Balla në SPAK, sa kur doli prej andej ngatërroi deriçkën e hyrjes me atë të daljes.
SPAK-u i është drejtuar GjKKO-së me kërkesë proceduriale penale për të marrë autorizimin për këqyrjen dhe ekspertimin e të gjitha pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrolleve.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments