top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | POLICIA E SHTETIT SEKUESTROI PASURITË MATERIALE TË SHKËLZEN KASTRATIT MBËSHTETUR MBI NJË AKT PROCEDURIAL PENAL TË PROKURORISË VENDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 2
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Seksioni i Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, mbështetur mbi një akt procedurial penal të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë materiale të:

1- Z. Shkëlzen Kastrati.


Njoftim | Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit Sh.K., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Trafikim të narkotikëve’ në Gjermani nga viti 2022 dhe babait të tij, I.K., pasi nuk justifikohen nga të ardhura apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme.


Nga hetimet në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, mbi procedimin pasuror nr.01, regjistruar më 18.02.2026 dhe pas një analize të specializuar financiare, rezultoi se ky shtetas dhe personi i lidhur me të nuk kanë mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara.


Në këto rrethana, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vlerësoi se duhet që të procedohet me vendosjen e masave kufizuese ndaj pasurive të paluajtshme që kanë rezultuar deri në këtë moment të hetimit, pasi dyshohet se janë fituar si rezultat i përfshirjes së shtetasit Sh.K. në aktivitetin e prodhim dhe shitje narkotikësh.


Prokuroria kërkoi dhe gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të Sh.K. dhe personit të lidhur me të, babait të tij, I.K., si më poshtë:


1- Pasuria e paluajtshme njësia nr.16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191.00 metra katrorë, e përfituar nga shtetasi I.K;


2 – Pasuria e përfituar me kontratën për kalim të drejtash datë 31.08.2017, me përfitues shtetasin Sh.K.;


a). apartament nr.36, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m², me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i tretë banimi, (i katërt mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;


b) Pasuria apartamenti nr.39, tipi 1+1, sipërfaqe neto 56.69 m² me sipërfaqe të përbashkët 8.44 m², dhe sipërfaqe totale 65.13 m² seksioni nr.3, kati i katërt banimi, (i pesti mbi tokë) i përbërë nga një dhomë e një kuzhinë dhe ambjente të tjera përdorimi të përbashkët;


c) Pasuria garazh me nr.28; si dhe


3- Pasuria e përfituar nga shtetasi Sh.K, me anë të kontratës së porosisë me nr.1265, apartament me sipërfaqe ndërtimi në total 104.8m², ambiente të përbashkëta 10.5m², në rrugën “Don Bosko” Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page