top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | MARYAM ASSAF U ARRESTUA (QYTETARE GJERMANE); GJYKATA E HANOVERIT I KA SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME DHJETË (10) VJET BURG PËR SHKELJE PENALE TË LIDHURA ME NARKOTIKËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 2
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Znjsh.Maryam Assaf, me moshë 19 vjeçe, qytetare gjermane, e shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Interpol Berlini, për shkak se ndaj saj Gjykata e Hanoverit ka shqiptuar dënim penal me dhjetë (10) vjet heqje lirie për shkelje penale të lidhura me narkotikët.


Njoftim | Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.


Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, faza e 85-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


E dënuar me 10 vjet burgim, në Gjermani, për krime në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë 19-vjeçarja.


Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, M. A., 19 vjeçe.


Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.


Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page