TIRANË | POLICIA E SHTETIT REFEROI AKTE PROCEDURIALE PENALE NË PROKURORINË VENDORE NDAJ VEPRIMTARIT POLITIK ADRIATIK LAPAJ (3 VEPRA PENALE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurorinë vendore ndaj:
1- Z. Adriatik Lapaj, me status shoqëror veprimtar politik.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
- referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments