FSHATI RINAS; TIRANË | U ARRESTUAN HYSNI STËRMUNGU; HELIDON DHIMA; HASSAN MOBIN; TRAFIK NDËRKOMBËTAR EMIGRANTËSH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read

Fshati Rinas, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Hysni Stërmungu.
2- Z. Helidon Dhima.
3- Z. Hassan Mobin.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”.
Arrestohen 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës.
Në pranga dhe një shtetas i huaj, i cili merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.
Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:
H. S., 28 vjeç, H. Dh., 43 vjeç dhe H. M., 28 vjeç.
Shtetasit H. S. dhe H. Dh. janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te rrethrrotullimi i Rinasit, duke transportuar me një automjet 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 2500 euro secilit, iu kishin premtuar transportimin me destinacion final shtetin italian.
Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se shtetasi H. M. merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments