TIRANË | KUMTOHET SE VDIQ BABA HALIL CURRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kumtohet se:
1- Baba Halil Curri vdiq.
Këtë lajm e njoftoi Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Pritje dhe homazhe u mbajtën deri më 5 shkurt 2026.
Varrimi u krye në teqenë e Bllacës.
Ritet e ceremonisë së përcjelljes Baba Halil Currit u drejtuan nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Baba Halil Curri, u lind në fshatin Dushaj, me 26 janar të vitit 1946 në tradita bektashiane të trashëguara brezave.
Dervish Curri, nga ky oxhak ka qenë Dervish i Baba Fejzë Bulqizës.
Ai ra dëshmor në fushën e Xixullës, në vitin 1860, në luftë kundër ushtrisë turke të Ivzi Pashës.
Baba Halili, në vitin 1993 punoi si komisioner në Këshillin e teqesë së Bllacës, duke shërbyer si kuzhinier dhe u mor me pronat e teqesë.
Në vitin 1994, u bë myhib në teqenë e Fushë-Krujës, nga Baba Selim Rexhep Kaliçani, duke u bërë anëtar shpirtëror i bektashizmit.
Në dhjetor të vitit 1994, u vesh Dervish.
Në vitin 1995 ai transferohet për në teqenë më emër, atë të Ballëm Sulltanit.
Në Martanesh ai punoi pa u lodhur. Ndërtoi objektin e ri dykatësh në Ballenjë; mbajti gjithmonë të hapur dhe teqenë e Baba Jasharit në fshatin Peshk.
Në vitin 1996 ai veshi petkun e shenjtë të Babait, nga Dede Reshat Bardhi.
Si klerik, ai punoi në teqenë “Shememi Baba”, në Fushë Krujë.
Më pas, drejtoi teqenë e Martaneshit dhe, së fundi, me vdekjen e Baba Ismail Jangullit, mori drejtimin e teqesë së Bllacës-Bulqizë.
Ai la gjurmë tek besimtarët/et dhe dashamirësit/et kudo.
Këto gjurmë, duken në teqenë e Martaneshit, Ballenjës, Fushë Krujës, Bllacës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments