TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR. 14: INTEGRIMI NË BASHKIMIN EVROPIAN ËSHTË MUNDËSI QË NUK DUHET HUMBUR; LEGALIZIMET DO TË BËHEN ME RADHË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama tha se për herë të parë në historinë tonë, shqiptarëve u ka buzëqeshur fati në çështjen e integrimit në familjen evropiane.
“Është hera e parë që të gjitha fuqitë e mëdha shqiptarët i kanë me vete në kuptimin konkret, jo me llafe, se asnjëherë ne nuk kemi pasur kaq konkrete mundësinë që të bëhemi përfundimisht është pjesë e klubit europian.
Ajo që duhet me pas të qartë është që nuk është një derë e hapur përgjithmonë, është një derë që mund të mbyllet dhe ky është një moment që nuk mund të humbitet për asnjë arsye në botë.
Është diçka e paimagjinueshme.
Nuk e ka bërë dhe ma thonë herë pas here miqtë në Europë nuk e kemi parë kurrë, nuk e kemi parë në asnjë vend dhe me asnjë vend këtë që shohim me ju, që vijnë ca tuajt dhe nuk lënë gjë pa thënë që ky proces të mos ndodhi.
Nuk e ka, asnjë. Nuk kemi çfarë i bëjmë ne, disa të paudhëve që nuk e kanë fare idenë se me çfarë merren, domethënë se çfarë gjëje po tentojnë të dëmtojnë, po tentojnë të dëmtojnë një moment ku fati, historia po i buzëqesh shqiptarëve që s’i ka buzëqesh ndonjëherë me thënë të drejtën.
Ndërkohë që e kundërta është gjëja më dramatike, s’po them tragjike se jeta vazhdon, por më dramatike që ne mos t’ia dalim dot sepse në qoftë se ajo derë mbyllet, do duhen vitet që të hapet prapë.
Vetëdija e kësaj është shumë e rëndësishme për atë që kemi në jetën e përditshme me njerëzit në kafe, me njerëzit në punë, me njerëzit në rrugë. Është shumë e rëndësishme.
Ndryshon gjithçka”, tha Kryeministri Rama, në takimin me Asamblenë e Partisë Socialiste, në Njësinë 14, në Tiranë.
“Ti sot ikën pa vizë, por në momentin kur ti shkon për të kërkuar punë, ti je ilegal dhe o do bësh një punë në të zezë, o do të thonë ik, kthehu, apo jo
Financimet për të bërë këto punët që qajmë ne hallin këtu shumëfishohen sepse kur hyn një anëtar i ri atje, atij anëtari të ri është si një që vjen nga larg në shtëpi, gjithë shtëpia i jep mundësinë që të rregullohet një herë me punë, me të gjitha dhe vendet e reja mbështeten nga gjithë familja europiane me para, me investime, me programe, me asistencë etj, që të forcohen, derisa vjen momenti që pastaj që kontribuojnë dhe nuk marrin”, tha Kryeministri Rama.
“Vetëm duke iu bashkuar familjes evropiane, fati i secilit është lidhur me veten e vet, ndërsa liritë dhe të drejtat e secilit janë të garantuara nga institucionet”, tha ai më tej.
“Legalizimet janë një proces i vështirë, kjo nuk diskutohet.
Janë bërë shumë legalizime, afro 300 mijë, por ka akoma edhe një numër rreth 70 mijë që duhen bërë.
Ndërkohë që një pjesë e tyre janë problem sepse janë të pamundura nga ligji aktual.
Janë mbi kolektor, mbi rrugë, por gjithsesi një pjesë tjetër duhen bërë se mund të bëhen.
Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që në 2010-ën duhet të presë akoma, ndërkohë që dikush tjetër që e ka bërë kërkesën në 2018-ën duhet ta marri përpara.
Nuk mund ta fillosh ta mbarosh bllokun se pastaj i bie që ai tjetri te blloku tjetër që po pret që në 2010-ën do vazhdojë të presë, ndërkohë që këtu te ky blloku, meqë ra radha te ky blloku, ky tjetri 2018-ës do marri përpara.
Por ama, kur kjo ndodh brenda të njëjtit bllok, që unë kam 10 vjet që pres dhe komshiu im ka 5 vjet që pret dhe komshiu e merr unë s’e marr, atëherë ka një problem.
Ne do përpiqemi që të krijojmë dhe më shumë kapacitet, duke përdorur edhe njësitë bashkiake, duke përdorur edhe koordinatorët, kryepleqtë për të pasur më shumë ritëm procesi.
Gjithsesi puna vazhdon, legalizime bëhen përditë, që të jemi të qartë, nuk është se është diçka që ka ngecur.
Deri tani janë skanuar 54 milionë fletë. Është bërë një punë e madhe dhe tani është fatmirësisht drejt përfundimit.
Do kemi më në fund brenda 2027-s, çdo gjë të dixhitalizuar edhe do jetë më e thjeshtë për të pasur pastaj ndërveprim me njerëzit”, tha Kryeministri Rama.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments