FSHATI ORMAN; MALIQ | PATATET PO KALBEN NË KAVALETA; KRYEMINISTRI EDI RAMA U KËRKON BUJQËRVE TË MBYLLIN GOJËN DUKE TREGUAR PËRRALLA ME “LIRI-DEMOKRACI”; (NDËRKOHË QË DO TË DUHET TË MBRONTE BUJQIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Maliq, Shqipëri | Magazinat e produkteve bujqësore në zonën e Maliqit janë të mbushura me thasë me patate të mbetura stok.
Ato kanë nisur të prishen sepse nuk ka treg; tregu mbytet nga patatet e importit.
Në fshatin Orman, bujku Ledion Kreka, prej vitesh, kultivon patate.
Ai denoncoi se dëmi financiar i këtij viti llogaritet në rreth 60 milionë lekë vetëm për familjen e tij.
“Asnjëherë nuk kemi marrë kompensim për dëmin”, denoncoi ai.
Ai denoncoi se patatet e importuara kanë pushtuar tregun vendas; edhe pse patatja e fshatit Orman ka cilësi shumë herë më të mirë.
Ai denoncoi edhe vlerën e subvencioneve.
Një tjetër bujk që denoncoi situatën katastrofike është z. Durim Kreka.
“Çmimi me shumicë, që varion nga 20 deri në 25 lekë për kilogram, nuk ka mjaftuar për të tërhequr tregtarët. Nuk vjen njeri ta marrë pataten tonë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments