top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: DJE E MORA VESH QË GREQIA PASKËRKA PRETENDIME PËR PAKICË KOMBËTARE NË FSHATIN ZVËRNEC.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 1
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u çudit kur mori vesh se Greqia pretendon pakicë kombëtare në fshatin Zvërnec.


Për herë të parë dje dëgjova që paska popullsi homogjene greke.


Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë, ndoshta ngaqë jam injorant.


U mahnita nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore, siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet e Greqisë.


Siç ka ndodhur më parë edhe me shqiptarë në rrugët e Greqisë.


Që të jetë një akt dhune nga një grup rojesh private dhe të ngrihet shteti në këmbë për të nënvizuar etninë e protestuesit, kjo është diçka që, sipas meje, nuk i shërben marrëdhënieve tona, të cilat janë përsëri në ditët e tyre më të mira.


Këtë e futa këtu sepse dua të them që pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata.


Sepse titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie dhe jo pretendimet.


Siç ndodhi edhe në Rrjoll, ku toka ishte blerë nga pronarët që kishin letrat përkatëse.


Disa të tjerë ishin pretendues. Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mes titujve të pronësisë dhe pretendimeve, pas gjithë katrahurës që kemi trashëguar”, tha Kryeministri Edi Rama.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page