FSHATI GJASHTË; SARANDË | GERALDO OBZOVA U ARRESTUA; SUBJEKT I PËRFSHIRË NË PENGMARRJEN E FRANÇESKO MANIT NË FSHATIN METOQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 25
- 2 min read

Fshati Gjashtë, Sarandë, Republika e Shqipërisë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Geraldo Obzova, me moshë 33-vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në pengmarrjen e:
1- Z. Françesko Mani, me moshë 19 vjeç.

Njoftim | Sarandë.
I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” shtetasin F. M., 19 vjeç, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments