TIRANË | ERJON MEJDANI U ARRESTUA; KËRCËNONTE DUKE VENDOSUR GJOBA; KËRCËNONTE ME HAPJE PROFILESH TË RREME NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Erjon Mejdani, me moshë 20 vjeç.
Njoftim | DVP Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Online Threat”.
Mashtronte shtetas të ndryshëm duke u kërkuar nga 500 deri në 1000 euro, për të mos publikuar në rrjetet sociale fotot e tyre personale, vihet në pranga 20-vjeçari.
Dokumentohen 2 raste të mashtrimit të kryera nga ky shtetas.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën kibernetike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online Threat”.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, për një periudhë rreth 2-javore, në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me shtetas të ndryshëm, siguronte prej tyre foto personale.
Më pas, nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte shuma monetare nga 500 deri në 1000 euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove personale.
Konkretisht, në datat 05.12.2025 dhe 06.12.2025, ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shumën 750 euro nga një 36-vjeçar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments