TIRANË | ENEA ZYFERI U ARRESTUA; KONSIDEROHET SUBJEKT QË KA DIJENI MBI FATIN E EGLANT KOÇIT I DENONCUAR SI PERSON I ZHDUKUR PREJ DISA DITËSH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 3 min read
Updated: 5 days ago

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë arrestuan:
1- Z. Enea Zyferi.
Ai konsiderohet se ka dijeni mbi fatin e:
1- Z. Eglant Koçi, me moshë 35 vjeç, i cili ka humbur kontaktet me familjen dhe është denoncuar si person i zhdukur.

Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Armand Shakaj, i njohur rëndom si “Mand Dhelpra”.
Ai konsiderohet se ka dijeni mbi fatin e:
1- Z. Eglant Koçi, me moshë 35 vjeç, i cili ka humbur kontaktet me familjen dhe është denoncuar si person i zhdukur.
Nga të dhënat penale paraprake janë krijuar dyshime të arsyeshme se z. Koçi mund të jetë vrarë (ekzekutuar) për shkaqe dhe motive që nuk lidhen me veprimtarinë e tij formale profesionale.
Një pistë hetimore paraprake e lidhur me vdekjen e tij është ajo e prodhimit të monedhave të fshehura (digjitale), të njohura rëndom edhe si kriptomonedha.

Njoftim | Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.
Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.
Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.
Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.
Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.
Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K. Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit. Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments