TIRANË | DALLËNDYSHE BICI U INTERVISTUA NGA PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR.


Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner autoritetet e posaçme gjyqësore (SPAK) ndërmorën veprime proceduriale penale ndaj:
1- Znj. Dallëndyshe Bici, e cila, ka ushtruar funksionin e Drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Kumtohet se ajo u intervistua në lidhje me procedurat administrative të legalizimit dhe regjistrimit të një objekti (vile) ne periferi të Tiranës, në emër të z. Ergys Agasi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments