TIRANË | ENO AGASI (KUSHURI ME ERGYS AGASIN) U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; DYSHOHET SE LARGOI NGA VENDI KU MBAHESHIN NËN MBIKQYRJE SHISHET ME VERË MILIONA LEKË TË SEKUESTRUARA NGA AUTORITETET DOGANORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë shpalli në kërkim policor:
1- Z. Eno Agasi (kushuri me z. Ergys Agasi).
Shpallja në kërkim policor lidhet me zhdukjen e një sasie vere me vlerë miliona lekë që u zbulua në kantinën e z. Ergys Agasi.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) konstatuan kantinën e verës dhe njoftuan drejtorinë e Doganave për shkak se vera ishte kontrabandë.
Pasi kryen inventarin përfaqësuesit e Doganave dolën në konkluzionin se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit ishte 400 mln lekësh nga mospagimi i akcizës.
Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vendin ku u zbulua nga autoritetet e hetimit; tashmë, nuk gjendet më.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments