TIRANË | AUTORITETET PRESIN DAKORDËSI NGA KOMISIONI EVROPIAN PËR MIRATIMIN E AMNISTISË PENALE NGA E CILA PRITET TË PËRFITOJNË RRETH 20 MIJË SUBJEKTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 23 hours ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Në total janë 447 subjekte të burgosur që pritet të përfitojnë nga amnistia penale.
Për 853 të burgosur të tjerë do të ketë ulje dënimi.
Nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 subjekte me masa alternative.
Përfituesit nga amnistia penale, e miratuar nga qeveria në muajin dhjetor, do të duhet të presin miratim nga Brukseli, konkretisht nga Komisioni Europian.
Megjithëse pas miratimit nga qeveria, ishte parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për t’u diskutuar në komisionet parlamentare gjatë muajit prill, me shumë mundësi kjo nuk do të ndodhë.
“Jemi në pritje të përgjigjes nga DGR në Komisionin Europian për draft-ligjin e amnistisë, njësoj siç është duke u vepruar me projektligjet e tjera, të cilat përpara diskutimit në parlament duhet të marrin aprovimin e Brukselit”, u tha nga autoritetet shtetërore në një prononcim mediatik.
Ligji i amnistisë parashikon se duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.
Përfituesit nga amnistia penale në Shqipëri pritet të jenë rreth 20 mijë subjekte.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments