TIRANË | MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERMAL NUFI PRITI NË TAKIM SHEFIN E SHTABIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË ITALISË GJENERALIN LUÇIANO (LUCIANO) PORTOLANO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, priti në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, Gjeneralin Luçiano (Luciano) Portolano, ku u rikonfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dypalësh në fushën e mbrojtjes, i ndërtuar mbi besim dhe partneritet të qëndrueshëm, si një element kyç për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ministri i Mbrojtjes Nufi theksoi angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve ushtarake, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe koordinimin në kuadër të angazhimeve të përbashkëta ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments