top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MIRATOI VENDIMIN PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKITË CËRRIK + KËLCYRË + LUSHNJË + POLIÇAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Cërrik, Këlcyrë, Lushnjë dhe Poliçan.


Vendimi u mor në mbështetje të ligjit për “Paketën e Maleve”, me propozim të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.


Konkretisht në bashkinë Cërrik janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në fshatrat, Floq, Liçaj, Banjë, Malasej, Qafë, Selitë, Shushicë, Topojan, Shtërmen.


Në bashkinë Këlcyrë janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore disa fshatra të njësive administrative Sukë dhe Ballban, Dëshnicë, Këlcyrë, Klos, Mollas, etj.


Në bashkinë Lushnjë janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore disa fshatra të njësive administrative, Kolonjë, Hysgjokaj, Dushk dhe Karbunarë.


Ndërsa në bashkinë Poliçan janë shpallur disa zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore disa fshatra të njësive administrative Vërtop dhe Tërpan.


Sipas vendimit llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:

1- Ekonomik.

2- Industrial.

3- Turistik.


Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Poliçan.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Paketa e Maleve synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e turizmit, agropërpunimit, bujqësisë dhe blegtorisë në zonat me potencial të lartë natyror.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page