top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | APELI I GJYKATËS SË POSAÇME SHQIPTOI DËNIM PENAL ME 28 VJET BURG PËR ILIR SELMANIN; VRASJA E ISH-PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT SANTIAGO MALKO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17
  • 3 min read
Ilir Selmani

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) la në fuqi dënimin penal me njëzet e tetë (28) vjet burg për:

1- Z. Ilir Selmani, i njohur me nofkën “Boksieri”, anëtar i klanit kriminal “Duka”.


Ai konsiderohet i përfshirë në vrasjen e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit Santiago Malko, ky i fundit anëtar i grupit të strukturuar kriminal që drejtohej nga i denoncuari si person i zhdukur Ervis Martinaj; ku gjithashtu bënte pjesë edhe z. Erigers Mihasi, banues në fshatin Yrshek, Tiranë, tashmë i vrarë me armë zjarri në një sulm në trajtë pusie.

Ilir Selmani
Z. Ilir Selmani

Çështja penale ndaj tij u rikthye për rigjykim në Apelin e GjKKO-së mbështetur mbi një vendim të Gjykatës së Lartë.

 

Ai gjendet në masë sigurimi “arrest në shtëpi”, në pritje të vendimit të formës së prerë.

 

Tashmë, ai do të transferohet në një burg të sigurisë së lartë për të shlyer dënimin penal.

Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Santiago Malko
Ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Santiago Malko

Deklaratë | “Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen.


E kam mësuar në televizion.


Vëllezërit Duka i kam shokë të ngushtë.


Kam shkuar për drekë ditën e ngjarjes në lokalin që ata kishin marrë me qira.


Dreka ishte rastësore për rreth 2 orë e 30 minuta.


Ishim 8-9 veta në tavolinë, Blendi Teta, Fatmir Hyseni, Erlis Myftari solli Bledin dhe iku.


Më kërkoj Erlis Duka që ta shoqëroja


Blendi Tetën me makinë deri tek spitalet.


Dëgjova diçka, por nuk di nëse ishin krisma armësh apo jo.


Më pas kur e mendova ngjarjen, e kuptova që ishin krisma.


Pastaj mora makinën dhe kur shkova tek lokali, policia kishte rrethuar Erlisin dhe Leonardin.


4 ditë pas ngjarjes shikoi që janë 9 veta në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos (i drejtohet prokurorit). Çdo provë është e manipuluar nga dy oficerë policie. Ju prokuror keni thënë nga deklarimet e Blendi Tetës se jam i përfshirë, por nuk keni asnjë provë.


Nuk keni bërë asnjë hetim, keni marrë prova të manipuluara nga oficerët e policisë.


Janë paguar para për të penguar hetimin.


Janë përgjime nga oficerët se kanë manipuluar provat.


Kam materiale dhe pres provat, informacionin shkresor dhe tabulatet telefonike që provojnë se janë manipuluar hetimet”, - tha z. Selmani gjatë deklarimeve.


Deklaratë | “Shumë mirë, të inkurajojmë ta denoncosh rastin”, - tha prokurori i posaçëm Behar Dibra.


Deklaratë | “Blendi Tetën e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar.


Më keni dënuar me deklarimet e tij.


E kam takuar në burgun 313 kur ishte tranzit.


Më tha që e ka marrë peng Ervis Martinaj.


I kanë thënë se do të të murosim.


Ervis Martinaj e njoh se ka patur kompani të përbashkët lotosh me vëllezërit Duka.


Arsyeja e përplasjes mes Dukajve e Martinajt ishte se ky i fundit donte t’i merrte biznesin.


Po bëj burg kot, jemi të pafajshëm unë dhe shokët e mi. Prokurori ka bërë hetime të arnuara”, - tha z. Selmani.


Z. Ilir Selmani
Z. Ilir Selmani

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit




 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page